RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe BotëTurqi

Turqi, AK Parti nominon Erdoğanin për president

turqi,-ak-parti-nominon-erdoganin-per-president

Më 14 maj, populli turk do të zgjedhë presidentin dhe anëtarët e Parlamentit.

Grupi parlamentar i partisë në pushtet në Turqi, AK Parti, ka nominuar presidentin aktual Recep Tayyip Erdoğan si kandidatin e tyre për zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi më 14 maj.

AK Parti, e cila u mblodh në selinë e Kuvendit të Madh Popullor të Turqisë në Ankara, bëri të ditur se kanë nominuar unanimisht Erdoğanin për president.

Kreu i grupit parlamentar të AK Partisë, Ismet Yılmaz, duke njoftuar se kandidati i tyre është Erdoğan, rikujtoi se zgjedhjet do të mbahen më 14 maj, ndërsa në rast se mbetet në raundin e dytë do të zhvillohen më 28 maj.

Kujtojmë se Erdoğan, javën e kaluar njoftoi se ka nënshkruar vendimin për mbajtjen e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Turqi më 14 maj.

Dekreti i firmosur nga presidenti Erdoğan ditën e njëjtë u publikua në “Gazetën Zyrtare”.

Më 14 maj, populli turk do të zgjedhë presidentin dhe anëtarët e Parlamentit.

Related posts

Përfundon numërimi i votave/ KQZ shpall rezultatin final në Rusi, Putin fiton mandatin e pestë

admin

Ne’tanyahu udhëton në SHBA, do të takohet me Bidenin

RTI

Sveçla: Rama kontribuoi që policët të lirohen, të shtohet presioni ndaj Serbisë

admin