RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komisioni i OKB-së: Trupat ruse kanë kryer krime të shumta lufte në Ukrainë

komisioni-i-okb-se:-trupat-ruse-kane-kryer-krime-te-shumta-lufte-ne-ukraine

Trupat ruse kanë kryer krime të shumta lufte në Ukrainë gjatë pushtimit në vazhdim, është konkluzioni i një komision hetimor i Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut.

”Mizoritë e kryera nga trupat ruse përfshijnë sulme ndaj civilëve, përdhunime, deportime të detyruara të fëmijëve, ndalime të paligjshme dhe vrasje të qëllimshme të atyre që nuk janë përfshirë në luftime”, thekdoi Komisioni i OKB-së për Hetimin në Ukrainë në raportin e tij.

”Valët e sulmeve nga forcat ruse në infrastrukturën energjetike të Ukrainës dhe përdorimi ‘sistematik dhe i përhapur’ i torturës nga Rusia mund të përbëjnë gjithashtu krime kundër njerëzimit”, thuhet në raportin e komisionit.

Komisioni dokumentoi gjithashtu “një numër të vogël rastesh” në të cilat ushtria ukrainase kreu krime lufte, duke përfshirë sulme pa dallim dhe dy raste në të cilat të burgosurit rusë të luftës u qëlluan, u plagosën dhe u torturuan.

“Shumë vrasje të qëllimshme, burgosje të paligjshme, përdhunime dhe sulme seksuale u kryen në kontekstin e kontrolleve shtëpi më shtëpi që synonin gjetjen e mbështetësve të Forcave të Armatosura të Ukrainës ose gjetjen e armëve,” vuri në dukje raporti. /atsh

Related posts

Ambasadorët e QUINT-it i shkojnë në zyrë Kurtit

RTI

Çelik dënon sulmin e forcave izraelite kundër ekipit të TRT-së

RTI

Plani i ushtrisë amerikane për të ndërtuar skelën në det që të dërgojë ushqime në Gaza, sfidat logjistike dhe të sigurisë që përballet

admin