RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidenca jep detaje rreth takimit Osmani-Biden

presidenca-jep-detaje-rreth-takimit-osmani-biden

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila po qëndron në New York ku po mbahet sesioni i 78-të i Asamblesë së Kombeve të Bashkuara, ka marrë pjesë në pritjen zyrtare të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

Sipas Presidencës së Kosovës, në një bashkëbisedim të ngrohtë me Biden, Osmani ka theksuar se në themelet e lirisë dhe shtetësisë së Kosovës është aleanca e përhershme me SHBA-të.

“Rrjedhimisht, në këtë kontekst, ka përsëritur qëndrimin se partneriteti me Amerikën është ekzistencial, i pacenueshëm dhe i pazëvendësueshëm. Presidentja po ashtu pati mundësinë ta njoftojë Presidentin Biden për zhvillimet e fundit dhe sfidat me të cilat po ballafaqohet Kosova”, thuhet në komunikatën për media.

Pas këtij bashkëbisedimi, Osmani ka theksuar se ka marrë garanca të fuqishme nga Biden për mbështetjen e vazhdueshme amerikane ndaj Kosovës.

“Presidentja Osmani ka falënderuar Presidentin Biden për ndihmën, të cilën në vazhdimësi e japin SHBA-të për Kosovën në rrugën e saj drejt stabilitetit dhe zhvillimit”, bëhet e ditur tutje në njoftim.

Related posts

Nesër në Bürgenstock, Zvicra mikpret 100 mysafirë shtetërorë në Samitin për Paqen në Ukrainë. Të pranishëm përfaqësues të Shqipërisë dhe Kosovës

admin

Kriza e thellë strategjike e Izraelit…

admin

Rritet numri i terroristëve të rinj/ DW: Si i rekruton “Shteti Islamik” adoleshentët në Evropë, a është kjo e qëllimshme?

admin