RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Kadetët e FSK-së në ditën e studimit fushor mësojnë për betejën e Jasharëve

kadetet-e-fsk-se-ne-diten-e-studimit-fushor-mesojne-per-betejen-e-jashareve

Kadetët e Akademisë Ushtarake të Forcës së Sigurisë së Kosovës kanë nisur studimin fushor.

Me nisjen e këtij studimi, kadetët u përqendruan në betejën e Jasharëve, me theks të veçantë në histografinë, analizën e betejës në rrafshin strategjik, operacional dhe taktik.

“Madhështia, vlera dhe karakteri i luftës, sakrificës dhe flijimi për liri është e kaluara, e tanishmja dhe e ardhmja e filozofisë sonë për edukimin e Oficerëve të rinj”, thuhet në njoftimin në faqen zyrtare të FSK-së.

Dita e studimit, mes tjerash, u udhëhoq duke vendosur analiza dhe detyra konkrete për studentet për të reflektuar nga këndvështrimi ushtarak, detajet dhe historinë e luftimeve të 5,6 dhe 7 Marsit 1998.

Related posts

4 të vdekur nga përmbysja e gomones me emigrantë në ‘La Manche’

admin

Lajçaku e O’Brien diskutojnë mbi zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor

admin

FSK përfundon edhe një ushtrim në kuadër të përgatitjeve për “Defender Europe 2023”

Muhamet Ramadani