RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryediplomati turk Çavuşoğlu nesër zhvillon vizitë zyrtare në Egjipt

kryediplomati-turk-cavusoglu-neser-zhvillon-vizite-zyrtare-ne-egjipt

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, më 18 mars do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Egjipt me ftesë të homologut të tij egjiptian, Sameh Shoukry, transmeton Anadolu.

Sipas një njoftimi të ministristrisë turke, në takimin Çavuşoğlu-Shoukry parashikohet që të diskutohen në të gjitha aspektet marrëdhëniet dypalëshe Turqi-Egjipt si dhe të shkëmbehen pikëpamjet në çështjet rajonale dhe ndërkombëtare.

Ministri Çavuşoğlu do të jetë ministri i parë i jashtëm i cili viziton Egjiptin nga Turqia pas një periudhe 11-vjeçare.

Shoukry pas tërmetit me epiqendër Kahramanmaraş, vizitoi më 27 shkurt Turqinë për të shprehur solidaritetin dhe ngushëllimet e tij, si dhe u takua me Çavuşoğlu-n.

Egjipti gjithashtu dërgoi ndihma humanitare në Turqi për të prekurit nga tërmeti.

Related posts

Ish-drejtori i Mo’ssad: Nuk mund ta mposhtim ushtarakisht Ha’masin dhe Xhi’hadin Is’lamik

admin

✍️- Boshti Ankara-Riad pengoi një plan të rrezikshëm izraelit

Muhamet Ramadani

Sulme të reja izraelite në Rafah, Khan Younis dhe Deir al-Balah

RTI