RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, 113 të arrestuar gjatë protestave në Paris

france,-113-te-arrestuar-gjate-protestave-ne-paris

Gjatë protestave që u zhvilluan në pjesë të ndryshme të Parisit të hënën, pas miratimit të planit të diskutueshëm të reformës pensionale, u arrestuan 113 persona, raporton Anadolu.

Ligjvënësit francezë refuzuan të hënën propozimin për mocionin e mosbesimit të qeverisë, e cila çoi në miratimin e planit të diskutueshëm të reformës pensionale të Francës.

Në Paris ka pasur tensione mes protestuesve dhe policisë.

Demonstruesit në kryeqytetin francez u mblodhën në vende të ndryshme si stacioni Saint-Lazare, Places de République dhe Bastille.

Protestuesit përmbysën kontejnerët e plehrave të mbushura në rrugët e kryeqytetit dhe u vunë flakën.

Mediat lokale raportuan se 113 protestues u arrestuan në Paris.

Reformat përfshijnë rritjen e moshës së pensionit nga 62 në 64-vjeç, si dhe të paktën 43 vjet punë për t’u kualifikuar për pension të plotë. Plani ka ngjallur zemërim publik që kur u propozua vitin e kaluar, duke shkaktuar protesta dhe greva masive në të gjithë vendin që nga janari.

Related posts

Avionët izraelitë godasin zona të banuara në Liban pavarësisht armëpushimit

RTI

Begaj takon Gashin, në fokus bashkëpunimi Shqipëri-Maqedoni e Veriut

Kushtrim Guraj

Parlamenti kroat nuk miraton vendimin për stërvitjen e ushtarëve ukrainas në Kroaci

admin