RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Francë, sindikata e energjisë njofton “ndërprerje të synuara” energjisë kundër reformës së pensioneve

france,-sindikata-e-energjise-njofton-“nderprerje-te-synuara”-energjise-kunder-reformes-se-pensioneve

Sindikata franceze e energjisë ‘CGT Energy’ ka njoftuar më shumë “ndërprerje të synuara të energjisë” në kuadër të luftës kundër reformës së pensioneve, një ditë pasi reforma u miratua në parlamentin francez, transmeton Anadolu.

“Ne përsëri do të shkojmë në drejtimin e fikjeve të synuara, atë që ne e quajmë ‘ruajtja e energjisë’, sepse ky në vetvete është një sulm ndaj kapitalit, ndaj atyre që na qeverisin”, tha sekretari i përgjithshëm i sindikatës, Sebastien Menesplier, gjatë një vizite në termocentralin ‘Gravelines’ në Francën veriore.

Menesplier theksoi se “zemërimi është i madh”, duke shtuar, “Ne do t’u tregojmë atyre se jemi të mobilizuar dhe jemi të vendosur”.

Grevistët në sektorin e energjisë kanë shumëfishuar numrin e ndërprerjeve të energjisë që nga fillimi i konfliktit për reformën e pensioneve. Ata gjithashtu kanë vënë në shënjestër drejtpëdrejt zyrat parlamentare apo shtëpitë e politikanëve.

Së fundmi, 43 mijë familje në rajonin Var të Francës jugore dhe 32 mijë familje në rajonin Ardennes të Francës veriore ishin përkohësisht pa energji elektrike.

“Po, veprimet po rëndojnë ekonominë e kompanive tona dhe në mënyrë të pashmangshme atë të shtetit”, tha Menesplier, duke shtuar se “nuk mund ta lëmë këtë masë pa u siguruar se kjo reformë mund të futet në dollap”.

Në termocentralin ‘Gravelines’, përballë të cilit sindikalistët kanë vendosur post-blloqe, tashmë disa ditë operacionet janë pjesërisht të ndaluara, gjë që sipas grevistëve po i kushton shumë para shtetit duke e detyruar atë të blejë energji me tarifa më të larta.

Përveç kësaj, grevat kanë vonuar mirëmbajtjen e reaktorit, gjë që mund të shkaktojë tensione në rrjetin elektrik francez dimrin e ardhshëm.

Mobilizimi i fuqishëm i punonjësve në sektorin e energjisë shpjegohet ndër të tjera me faktin se ata kanë më shumë për të humbur nga reforma sesa grupet e tjera të profesioneve, që kur u paralajmërua heqja e sistemit të tyre të posaçëm i pensioneve.

Related posts

Kurti fton sërish në takim liderët opozitarë për presidentin

Muhamet Ramadani

Këtu janë zhvillimet më të fundit në Pa’lestinë

Muhamet Ramadani

Izraeli mbyll Xhaminë Ibrahimi për besimtarët muslimanë me rastin e festave hebreje

Muhamet Ramadani