RTV AHIRETI
Shëndetësi

Ekspertët tregojnë se si ndikon pagjumësia në trurin tuaj

ekspertet-tregojne-se-si-ndikon-pagjumesia-ne-trurin-tuaj

Shumë njerëz kanë probleme me pagjumësinë, e kjo padyshim se shkakton probleme të shumta në shëndetin e njeriut, por edhe në aktivitetin e përditshëm.

Një studim ka bërë të ditur se vetë një 24 orësh pa gjumë, e plakë trurin për dy vjet, mëgjithëse, sipas ekspertëve, mund të ndodhin ndryshime pas të keni bërë një gjumë të mirë, shkruan Indianexpress.

Sipas studiuesve, çdo ndërprerje e gjumit mund të ketë ndikime të thella në tru dhe mund të rezultojë në ndryshime strukturore dhe funksionale në qarqet neuronale.

Studimet, sipas ekspertëve, japin dëshmi për faktin se gjumi luan një rol të madh në të menduarit dhe kujtesën efektive.

“Sjellja e ndërgjegjësimit për gjumin dhe sigurimi i masave të duhura të higjienës së gjumit mund të ketë një ndikim të thellë në shëndetin mendor të individëve dhe nga ana tjetër, mund të ndikojë në produktivitetin dhe kreativitetin në mjedisin e vendit të punës”, kanë thënë studiuesit.

Related posts

Quhet ari i kuq, kjo është erëza më e shtrenjtë në botë që rritet edhe në Shqipëri

admin

Si ndikon kafja tek dhimbja e kokës, cila është doza e saktë ditore që ju duhet të konsumoni

Muhamet Ramadani

Pse sulmet në zemër janë më të shpeshta në dhjetor dhe janar?

Muhamet Ramadani