RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Putini mirëpret planin e paqes të Kinës për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë

putini-mirepret-planin-e-paqes-te-kines-per-t’i-dhene-fund-luftes-ne-ukraine

Presidenti rus, Vladimir Putin ka mirëpritur planin e paqes që synon t’i japë fund luftës në Ukrainë, të paraqitur nga presidenti kinez, Xi Jinping.

“Ne konstatojmë se shumë nga propozimet në planin e paqes të paraqitura nga Kina pajtohen me qasjet ruse dhe mund të bëhen baza për një zgjidhje paqësore, pasi Perëndimi dhe Kievi të jenë gati për të”, tha Putini pas bisedimeve me kreun kinez.

Xi tha se Kina po i përmbahej qëllimeve dhe parimeve të Kartës së OKB-së.

Ai theksoi se Kina po merrte një pozicion objektiv dhe të paanshëm në konfliktin Rusi-Ukrainë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov tha se të dy udhëheqësit diskutuan për Ukrainën për më shumë se katër orë të hënën. /atsh

Related posts

Macron: Armëpushimi i Iranit duhet të zbatohet edhe për Libanin, situata është kritike

Hevzi

Osmani shpalli fitoren ndaj Taravarit

admin

Zgjedhjet presidenciale në RMV, sot votojnë të sëmurët dhe të burgosurit

Muhamet Ramadani