RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Bastisen zyret e Mercedes Benz në Sindelfingen, dy drejtues dyshohet se kanë marrë ryshfet në miliona

bastisen-zyret-e-mercedes-benz-ne-sindelfingen,-dy-drejtues-dyshohet-se-kane-marre-ryshfet-ne-miliona

Zyrat e ndërtesës së kompanisë Mercedes-Benz në Sindelfingen, pranë Stuttgartit, u bastisën këtë të martë si pjesë e një hetimi ndaj dy menaxherëve të kompanisë që përballen me akuza për korrupsion.

“Aksioni po kryhet për shkak të dyshimit për korrupsion gjatë proceseve afariste”, njoftoi Prokuroria e Shtetit në Stuttgart.

Mediat gjermane shkruajnë se bëhet fjalë për një hetim ndaj dy drejtuesve të Mercedes-Benz-it të cilët kanë marrë ryshfet “në shumën milionëshe” në këmbim të sigurimit të kontratave me furnitorët.

“Të dyshuarit vlerësohen se kanë arritur të ndikojnë në përzgjedhjen e furnitorëve të caktuar”, raportojnë mediat gjermane.

Gjatë kontrollit të kryer në fund të javës së kaluar, në departamentet e prokurimit janë konfiskuar një celular dhe një kompjuter personal. Kompania njoftoi se kërkimi u krye me iniciativën e vetë Mercedes-Benz.

“Mercedes-Benz është viktima në këtë rast dhe ne e bëmë vetë kallëzimin”, njoftoi kompania.

Sipas disa mediave gjermane, menaxhmenti refuzoi të thoshte se sa ishte shuma dhe gjithashtu të konfirmonte se ishte rasti më i madh korrupsioni në historinë e kompanisë. /tch

Related posts

Kurti për tërheqjen e policëve në komunat veriore: Dëshmon për de-eskalim të qartë

rezart morina

Parlamenti Evropian thirrje për sanksione kundër liderit serb në BeH, Milorad Dodik

admin

OKB pret rritjen e eksporteve të grurit nga Ukraina

admin