RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sulmohet një zyrtar policor në Jarinjë

sulmohet-nje-zyrtar-policor-ne-jarinje

Një zyrtar policor është sulmuar të martën në pikëkalimin kufitar në Jarinjë nga një person i cili ishte ndaluar për procedura policore.

Lajmi është bërë i ditur nga Policia e Kosovës, ndërkaq i dyshuari është larguar në drejtim të panjohur të kufirit.

“PKK. Jarinjë 21.03.2023-17:50. I dyshuari mashkull kosovar është ndaluar nga Policia për procedura policore, dhe i njëjti duke sulmuar fizikisht njërin nga zyrtarët policor është larguar në drejtim të panjohur të kufirit”, thuhet në raport.

Rasti është duke u hetuar, ndërkaq zyrtari ka pranuar tretman mjekësor.

Ndryshe, Policia e Kosovës është sulmuar disa herë në veri të vendit.

Ditë më parë, ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla deklaroi se edhe në veri të vendit tonë, si në çdo cep të Republikës së Kosovës do të ketë zero tolerancë ndaj çdo veprimtarie që cenon rendin publik dhe sigurinë tonë kombëtare.

Related posts

OKB: Më shumë se 140 punonjës të ndihmave humanitare të vrarë në 2021

admin

Qeverisë skoceze i kërkohet të zbatojë plotësisht sanksionet ndaj Izraelit

Muhamet Ramadani

Dalin rezultatet e Provimit të Maturës, kalueshmëria 66.04 për qind

admin