RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Rreth 15 për qind, ZRrE-ja nesër pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e rrymës

rreth-15-per-qind,-zrre-ja-neser-pritet-te-marre-vendim-per-shtrenjtimin-e-rrymes

Zyra e Rregullatorit të Energjisë(ZRrE) nesër(e enjte) pritet të marrë vendim për shtrenjtimin e tarifave të energjisë elektrike për rreth 15 për qind.

Zyrtarë të ZRrE-së kanë bërë të ditur për Kosovapress se të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15 për qind, tarifa të cilat pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli.

“Në bazë të raporteve për të Hyrat e Lejuara e Lejuara Maksimale pritet që tarifat përfundimtare për konsumator të rriten rreth 15%, sidoqoftë vlera e saktë e rritjes do dihet pas aplikimit të palëve për tarifa”, thuhet në përgjigjen e ZRrE-së.

Nga ZRrE janë përgjigjur se Bordi I këtij institucioni, nesër në seancën e dytë me radhë për këtë vit do te shqyrtoj propozimin për të Hyrat e Lejuara Maksimale për KOSTT, KEDS dhe KESCO.

Pas vendimmarrjes së Bordit për të Hyrat e Lejuara Maksimale të Licencuarit KOSTT, KEDS dhe KESCO aplikojnë për tarifa.

Related posts

12 të vrarë në sulme amerikane dhe izraelite në Iranin qendror dhe perëndimor

Muhamet Ramadani

Netanyahu paralajmëron hakmarrje të ashpër për sulmin në Golan, vendet perëndimore u bëjnë thirrje qytetarëve të largohen nga Libani

admin

Rendja drejt qiejeve pasi e kanë bërë botën lëmsh

Hevzi