RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Sefer Isufi emërohet këshilltar ushtarak i presidentes Osmani

sefer-isufi-emerohet-keshilltar-ushtarak-i-presidentes-osmani

Gjeneral brigade, Sefer Isufi, është emëruar këshilltar ushtarak i presidentes së vendit, Vjosa Osmani.

Isufi është dërguar në Presidencë nga Forca e Sigurisë së Kosovës, me kërkesë të komandantes supreme.

Osmani ka thënë se përvoja e Isufit do të kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë.

“Presidentja Osmani, duke i uruar mirëseardhje Gjeneral Isufit, ka theksuar se përvoja e tij profesionale do te kontribuojë edhe më shumë në zhvillimin dhe zbatimin e politikave shtetërore në fushën e mbrojtjes dhe të sigurisë”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e Presidencës thuhet se gjeneral Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake si dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore.

“Gjeneral brigade Sefer Isufi ka përvojë të gjatë ushtarake dhe është i diplomuar në fushën e sigurisë në Kolegjin e Luftërave Tokësore, pastaj në Universitetin e Mbrojtjes së Turqisë, respektivisht Institutin për Komandim dhe Drejtim Strategjik të Forcave të Armatosura në Stamboll. Përgjatë karrierës së tij në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtabin e Përgjithshëm të Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Isufi ka realizuar detyra me përgjegjësi të lartë në hartimin e politikave dhe planeve të mbrojtjes, si dhe zbatimit të tyre në nivel strategjik dhe operacional”, thuhet në njoftim.

Deri tani, gjeneral Isufi ka shërbyer shef i komunikimit strategjik në Ministrinë e Mbrojtjes.

Related posts

Akuza për krime lufte, 12 vite burgim për Ekrem Bajroviçin

admin

Trump i “informuar” për propozimin e paqes të Ukrainës të dërguar në SHBA këtë javë

Muhamet Ramadani

Turqia ndihmon Maqedoninë e Veriut në shuarjen e zjarreve

Muhamet Ramadani