RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz mesazh urimi me rastin e Ramazanit

kancelari-gjerman,-olaf-scholz-mesazh-urimi-me-rastin-e-ramazanit

Kancelari gjerman Olaf Scholz me rastin e fillimit të Ramazanit u ka uruar të gjithë muslimanëve një muaj të bekuar të agjërimit, transmeton Anadolu.

Në postimin e tij në Twitter, kancelari gjerman tha: “Shumë muslimanë u ngritën natën për syfyrin e parë para lindjes së diellit. Meqë Ramazani fillon sot, u uroj të gjithë besimtarëve një muaj të bekuar të agjërimit”.

Gjithashtu presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier ka uruar muslimanët për muajin e Ramazanit në një deklaratë në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Në postim thuhej: “Gëzuar Ramazanin. U uroj të gjithë muslimanëve një muaj të bekuar që do ta kalojnë me agjërim dhe meditim”.

Related posts

Zelensky i kërkoi Trump garanci sigurie në Ukrainë deri në 50 vjet, Putin u informua para takimit të djeshëm! Ja çfarë i tha presidenti amerikan

admin

Moldavia thotë se 3 raketa ruse kaluan në hapësirën e saj ajrore

admin

Al Jazeera ngre padi në GJNP për vrasjen e gazetares Abu Akleh

admin