RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kancelari gjerman, Olaf Scholz mesazh urimi me rastin e Ramazanit

kancelari-gjerman,-olaf-scholz-mesazh-urimi-me-rastin-e-ramazanit

Kancelari gjerman Olaf Scholz me rastin e fillimit të Ramazanit u ka uruar të gjithë muslimanëve një muaj të bekuar të agjërimit, transmeton Anadolu.

Në postimin e tij në Twitter, kancelari gjerman tha: “Shumë muslimanë u ngritën natën për syfyrin e parë para lindjes së diellit. Meqë Ramazani fillon sot, u uroj të gjithë besimtarëve një muaj të bekuar të agjërimit”.

Gjithashtu presidenti gjerman Frank Walter Steinmeier ka uruar muslimanët për muajin e Ramazanit në një deklaratë në llogaritë e tij në rrjetet sociale.

Në postim thuhej: “Gëzuar Ramazanin. U uroj të gjithë muslimanëve një muaj të bekuar që do ta kalojnë me agjërim dhe meditim”.

Related posts

Digjen katër vetura te rruga “B” në Prishtinë, policia nis hetimet

Muhamet Ramadani

Ngadhnjim Arrni zgjidhet kryetar i Gjykatës Themelore në Prishtinë

RTI

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

Muhamet Ramadani