RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Kryeministri Rama vizitë zyrtare në Britani

kryeministri-rama-vizite-zyrtare-ne-britani

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, po zhvillon një vizitë zyrtare në Britani të Madhe, ndërkohë në fokus të takimeve me zyrtarët britanikë janë diskutimet për disa çështje, transmeton Anadolu.

Kryeministri Rama është takuar me kryetarin e Parlamentit britanik, Lindsay Hoyle, sipas njoftimit të zyrës së shtypit të Kryeministrisë së Shqipërisë.

Rama do të takohet edhe me kryeministrin e Britanisë, Rishi Sunak, ku do të kenë dhe një deklaratë të përbashkët për mediat.

Kryeministri Rama po zhvillon një vizitë zyrtare treditore në Britani, ku në fokus të diskutimeve me zyrtarët britanikë janë diskutimet për çështjet e emigrantëve të paligjshëm dhe rritja e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Kujtojmë se Shqipëria dhe Mbretëria e Bashkuar nënshkruan vitin e kaluar deklaratën e përbashkët mbi “thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat me interes të përbashkët”, duke përfshirë edhe çështjen emigracionit të paligjshëm, çështje që ka shkaktuar debate dhe reagime në muajit e fundit në Britani dhe Shqipëri.

Related posts

SHBA pret që Kurti e Vuçiq të jenë konstruktiv në lidhje me propozimin e BE-së

admin

Tragjike në Kosovë/ Iu rrokullis djepi ndërsa ishte në gjumë, ndërron jetë foshnja 2-vjeçare

admin

Rrëshqitja masive e dheut në Papua Guinenë e Re, më shumë se 670 persona kanë humbur jetën

admin