RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Tërmet 5.6 ballë në Iran, dhjetëra të lënduar

termet-5.6-balle-ne-iran,-dhjetera-te-lenduar

Dhjetëra persona janë lënduar nga tërmeti që ndodhi në qytetin Khoy në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor në veriperëndim të Iranit, transmeton Anadolu.

Kreu i Përgjithshëm i Menaxhimit të Krizave të Guvernatorit të Azerbajxhanit Perëndimor, Emir Abbas Jaferi, në një deklaratë për media tha se disa ndërtesa në qytetet Khoy dhe Salmas u dëmtuan nga tërmeti 5.6 ballë me qendër në qytetin Khoy.

“Si pasojë e tërmetit janë lënduar 82 persona në qytetet Khoy dhe Salmas”, tha ai.

Një tërmet me magnitudë 5.6 ballë u regjistrua mëngjesin e sotëm në qytetin Khoy në provincën e Azerbajxhanit Perëndimor të Iranit.

Qyteti Khoy, i vendosur në veriperëndim të Iranit pranë kufirit me Turqinë, u godit nga një tërmet 5.8 ballë më 28 janar. Mësohet se nga tërmeti humbën jetën 3 persona ndërsa rreth 1.200 ishin lënduar.

Related posts

“Pashë trupa në tokë”- Sulm me thikë në një qendër tregtare në Sidnei, raportohet për viktima dhe të plagosur! Dëshmitë rrëqethëse: Një grua ra nga shkallët elektrike

admin

Rusi – Ukrainë: Vendoset armëpushimi për 36 orë

admin

Kryeministri i Kroacisë: BE-ja më lehtë do ta përballonte financiarisht integrimin e Ballkanit sesa të Ukrainës

admin