RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rusia kërcënon me armë bërthamore nëse tentohet rimarrja e Krimesë

rusia-kercenon-me-arme-berthamore-nese-tentohet-rimarrja-e-krimese

Përpjeken për rimarrjen e Krimesë, Rusia do ta konsiderojë si kërcënim për ekzistencën e shtetit që i jep të drejtën për përdorimin e të gjitha llojeve të armëve, përfshirë edhe arsenalin bërthamor, deklaroi sot zëvendës shefi i Këshillit të Sigurisë Kombëtare në Rusi, Dmitry Medvedev, raporton Anadolu.

Duke iu përgjigjur pyetjeve të përdoruesve të rrjetit social rus VK, Medvedev tha se pa ndihmën e NATO-s, regjimi në Kiev nuk do të kishte ekzistuar as një javë.

“Nëse flasim për disa gjëra serioze që lidhen me përpjekjen për kthimin e Krimesë, kam thënë dhe kam shkruar për këtë, është fare e qartë se kjo është baza për përdorimin e të gjitha mjeteve të mbrojtjes, përfshirë edhe ato të parashikuara në parimet e doktrinës së parandalimit bërthamor. Përpjekja për të shkoqitur një pjesë të shtetit do të thotë cenim i ekzistencës së vet shtetit. Fare e qartë është se ka arsye për përdorimin e të gjitha llojeve të armëve. Shpresoj që miqtë tanë përtej oqeanit ta kuptojnë këtë”, tha ai.

Kur u pyet për të krahasuar ushtrinë ruse dhe atë amerikane, Medvedev tha se kjo është e mundur vetëm gjatë një konflikti ushtarak.

Ai shtoi se nuk është e drejtë të thuhet se ushtria amerikane është më e forta dhe Rusia fuqia e dytë më e madhe në botë, sepse nëse përplasen, nuk do të ketë fitues, konflikti i pashmangshëm do të kthehet në një luftë bërthamore dhe të dyja vendet kanë aftësitë për të kryer sulme me pasoja të tmerrshme.

“Do të them vetëm një gjë, e cila tashmë është e dukshme. Federata Ruse nuk është në luftë me Ukrainën, vendi ynë është në luftë me 3.6 milionë përfaqësues të ushtrisë së NATO-s. Rusia po lufton me një popullsi prej 800 milionë banorësh, e cila furnizon regjimin në Kiev me pajisje, armë dhe para”, shtoi Medvedev.

Ai shtoi se përpjekjet për reformimin e Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe për t’u hequr anëtarëve të përhershëm të drejtën e vetos do të çojnë në fundin e kësaj organizate.

Related posts

Ambasada e Kosovës në RMV: Të mos keqpërdoret emri i saj dhe mos të shfrytëzohet incidenti i paprecedent dhe i paligjshëm

rezart morina

Pamje të reja pak pas atentatit ndaj Trump, policia dhe një agjent i Shërbimit Sekret shfaqen në çatinë ku ndodhet i vrarë autori i sulmit. Ja bisedat

admin

Tre të akuzuarit për sulmin terrorist në Banjskë nuk e pranojnë fajësinë

RTI