RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Vendet e G20 ranë dakord që Unionit Afrikan t’i jepet statusi i anëtarit të përhershëm

vendet-e-g20-rane-dakord-qe-unionit-afrikan-t’i-jepet-statusi-i-anetarit-te-perhershem

Kryeministri i Indisë, Narendra Modi njoftoi se vendet e G20 që përbëhen nga ekonomitë më të mëdha të botës kanë rënë dakord që Unionit Afrikan t’i jepet statusi i anëtarit të përhershëm, raporton Anadolu.

Samiti i Liderëve të G20 i cili mbahet në Indi me temën “Një Tokë, një Familje, një të Ardhme” filloi me ceremoninë zyrtare ku Modi priti liderët. Në fjalën e hapjes së samitit në New Delhi, Modi tha: “Ftoj përfaqësuesin e Unionit Afrikan të zërë vendin si anëtar i përhershëm i G20-tës”.

Në një periudhë ku po diskutohet që emri i vendit të ndryshohet nga “India” në “Bharat” ka tërhequr vëmendje se Modi ka mbajtur fjalimin përpara një tabele ku emri i vendit të tij shkruhet në gjuhën sanskrite “Bahrat”.

Modi theksoi se vendet e G20 që përbëhen nga ekonomitë më të mëdha të botës kanë rënë dakord që Unionit Afrikan t’i jepet statusi i anëtarit të përhershëm. Pas fjalimit, Modi shtrëngoi duart me kreun që ka presidencën e radhës së Unionit Afrikan, Azali Assoumani.

Çështja që Unioni Afrikan të bëhej blloku i dytë rajonal i përhershëm në G20 pas Bashkimit Evropian, kishte mbështetje të gjerë.

– Samiti i Liderëve të G20

Liderët e vendeve që përbëjnë 85 për qind të prodhimit të brendshëm bruto në nivel global, 75 për qind të tregtisë ndërkombëtare dhe dy të tretat e popullsisë së botës, në takimin me tre sesione të këtij viti do të trajtojnë reformat gjithëpërfshirëse ekonomike globale.

India e cila për herë të parë këtë vit përjeton emocionet e “presidencës së radhës”, pritet të nxjerrë në pah tema të tilla si zhvillimi i gjelbër, rritja e përshpejtuar/gjithëpërfshirëse dhe rezistente, përparimi i përshpejtuar në objektivat e zhvillimit të qëndrueshëm, transformimi teknologjik dhe infrastruktura publike dixhitale, institucionet shumëpalëshe për shekullin e 21-të dhe zhvillimi nën udhëheqjen e grave.

Krahas zhvillimit të qëndrueshëm në rend dite do të jetë edhe tema për reduktimin e dallimeve mes vendeve të zhvilluara dhe që janë në zhvillim.

Në G20 gjatë presidencës së Indisë për më shumë se një vit do të diskutohen çështje të tilla si reformimin e infrastrukturës së borxhit ndërkombëtar, për më shumë borxh nga institucionet shumëpalëshe ndaj vendeve që janë në zhvillim, rregulloret e kriptomonedhave si dhe ndikimi i pasigurive gjeopolitike mbi energjinë dhe sigurinë ushqimore.

Presidenti i Kinës, Xi Jinping dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin nuk do të marrin pjesë në Samitin e G20 ndërkohë Kina do të përfaqësohet nga kryeministri Li Qiang dhe Rusia nga ministri i Jashtëm, Sergey Lavrov.

– Masat intensive të sigurisë për G20

Me rastin e G20 në New Delhi masat e sigurisë nga ajri dhe toka janë rritur në nivelin më të lartë. Për samitin janë mobilizuar mbi 50 mijë forca policie ndërsa Garda e Sigurisë Kombëtare ofron mbështetja ndaj forcave policore për garantimin e sigurisë.

Shumë rrugë, bulevarde dhe biznese janë mbyllur deri më 11 shtator në zonën ku mbahet samiti. Gjithashtu deri në fund të samitit do të zbatohen kufizime të udhëtimeve në disa rajone. Krahas masave policia e cila përpiqet të sigurojë rrjedhën e trafikut në rrugë dhe bulevarde, ka mbyllur me barriera disa rrugë që shkojnë në zonën ku do të mbahet takimi.

Në New Delhi, rrugët, bulevardet, trotuaret dhe tableta janë dekoruar për samitin me titullin “G20”, ndërsa në kryqëzime janë vendosur flamuj të vendeve anëtare të G20. Shumë taksi dhe mjetet “Rickshaw” që përdoren për transportin e njerëzve në qytet janë pajisur me etiketat G20.

Samiti ndiqet nga afër nga shumë organizata mediatike kombëtare dhe ndërkombëtare. Anëtarët e mediave përcjellin te shikuesit dhe lexuesit e tyre zhvillimet e samitit në qendrën e shtypit në Qendrën Ndërkombëtare të Panaireve dhe Kongresit “Bharat Mandapam”.

Related posts

Gjermani, rritet numri i kompanive të falimentuara

rezart morina

Francë – Fiket sistemi i ndriçimit në fund të ditës së punës

admin

Grevat “gjunjëzojnë” Britaninë/ Greva masive ka paralizuar shumë shërbime dhe shkollat

admin