RTV AHIRETI
Lajme

Xhamia e Madhe Ajasofja dekorohet për muajin e Ramazanit

xhamia-e-madhe-ajasofja-dekorohet-per-muajin-e-ramazanit

Xhamia e Madhe Ajasofja (Ayasofya-i Kebir Cami-i Şerifi) është dekoruar me Mahya për muajin e Ramazanit, raporton Anadolu.

Videoja e xhamisë së dekoruar u shpërnda në Twitter nga guvernatori i Istanbul-it, Ali Yerlikaya.

“Jemi të lumtur që takojmë muajin e bekuar të Ramazanit. Minaret e Xhamisë së Madhe Ajasofja do të ndriçojnë Istanbul-in dhe zemrat tona me Mahya, ku këtë vit shkruan ‘La ilahe ila-Allah’. Mirë se vjen Ramazan”, tha Yerlikaya.

Ajasofja u ndërtua në vitin 532 të erës sonë. Ajo u shndërrua në xhami në vitin 1453 pas çlirimit të Istanbul-it.

Ajo shërbeu si kishë për 916 vjet dhe 86 vjet si muze. Por nga 1453 deri në 1934, ose gati 500 vjet, ajo shërbeu si xhami.

Në vitin 1985, Xhamia e Madhe Ajasofja u shtua në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Xhamia e Madhe Ajasofja është gjithashtu ndër destinacionet kryesore turistike të Türkiye-s dhe mbetet e hapur për vizitorët vendas dhe të huaj.

Vitin e kaluar, në Xhaminë e Madhe Ajasofja u fal namazi i parë i taravisë pas 88 vjetëve.

Xhamia e rifitoi statusin e saj si xhami në vitin 2020, kur u hap për adhurim më 24 korrik të atij viti.

Related posts

Osmani në Pragë takon liderë të ndryshëm evropianë, diskuton për të ardhmen euroatlantike të Kosovës

admin

Qeveria e Kosovës pagoi mbi 76 mijë euro paga për 20 pjesëtarë të “Mbrojtjes Civile” gjatë vitit 2022

admin

Dy të vrarë dhe tetë të plagosur në sulmin ajror izraelit në jug të Libanit

admin