Një raport i publikuar nga Ministria e Brendshme e Francës zbulon se sulmet raciste dhe antifetare kanë shënuar rritje gjatë vitit 2022 në vend, transmeton Anadolu.
Shërbimi i Statistikave SSMSI nën strukturën e Ministrisë së Brendshme publikoi raportin lidhur me aktet e racizmit, armiqësisë ndaj fesë dhe të huajve të ndodhura në Francë në vitin 2022.
Sipas raportit “klima sociale” vazhdon të përkeqësohet përtej protestave lidhur me inflacionin dhe reformën e pensioneve në vend.
Në vitin 2022 në Francë ka pasur rritje me 5 për qind krahasuar me vitin 2021 në sulmet raciste kundër të huajve ose kundër fesë. Në kuadër të kësaj janë regjistruar gjithsej 12.600 krime, shumica e të cilëve fyerje, provokime dhe njollosje (shpifje).
– Më shumë në objektiv janë afrikanët
Shumicën e atyre që janë përballur me sulme raciste e përbëjnë personat me origjinë afrikane të moshës 25 deri në 54 vjeç.
Ka tërhequr vëmendjen se autorët e sulmeve në përgjithësi janë më të mëdhenj në moshë se viktimat, shumica e të cilave kanë qenë femra.
Më shumë sulmet raciste dhe diskriminuese në vend janë shënuar në kryeqytetin Paris, periferinë Seine-Saint-Denis dhe në zonën Bas-Rhin, ndërsa janë relativisht të rralla në rajonet përtej territorit kryesor.
Ministri francez i Arsimit, Pap Ndiaye njoftoi formimin e komitetit për “Planin Ndërkombëtar për luftën me Racizmin, Antisemitizmin dhe Diskriminimin Bazuar në Origjinë” të paraqitur nga kryeministrja Elisabeth Borne më “21 mars Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Diskriminimit Racor”.