RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Shefi i CIA-s viziton Izraelin dhe Palestinën

shefi-i-cia-s-viziton-izraelin-dhe-palestinen

Shefi i CIA-s, William Burns, ka nisur një vizitë të paparalajmëruar në Palestinë dhe Izrael, që përkon me përshkallëzimin e tensioneve mes dy palëve, raporton Anadolu Agency (AA).

Korporata e Transmetimeve Izraelite njoftoi se Burns mbërriti në Tel Aviv të enjten dhe u takua me zyrtarë të lartë izraelitë, duke përfshirë drejtorin e agjencisë izraelite të inteligjencës Mossad, David Barnea.

Gjithashtu bëhet e ditur se Burns do të viziton edhe Palestinën, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Vizita e Burns vjen pas vizitës së Këshilltarit të Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, Jake Sullivan, dhe para vizitës së Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken, në Palestinë dhe Izrael, që pritet të zhvillohet hënën dhe të martën.

Të enjten, udhëheqja palestineze, njoftoi ndërprerjen e koordinimit të sigurisë me Izraelin në përgjigje të vrasjes së nëntë palestinezëve dhe plagosjes së 20 të tjerëve, gjatë një ofenzive të ushtrisë izraelite në kampin e refugjatëve Jenin, në veri të Bregut të pushtuar Perëndimor.

Administrata amerikane u bëri thirrje të dyja palëve, asaj palestineze dhe izraelite, që të ulin tensionet.

Të enjten, Ndihmës Sekretarja e Shtetit për Çështjet e Lindjes së Afërt, Barbara Leaf, kritikoi vendimin e Autoritetit Palestinez për ndërprerjen e koordinimit të sigurisë me Izraelin.

Related posts

Forcat izraelite vrasin 2 palestinezë në Bregun Perëndimor

admin

149 palestinezë të vrarë në Gaza gjatë 24 orëve, rritet në 31.490 shifra e përgjithshme

admin6

“Mjekët pa Kufij”: Gaza po përballet me ndëshkim kolektiv nga Izraeli

admin