RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Alarm i rremë për bombë në Aeroportin “Adem Jashari”

alarm-i-rreme-per-bombe-ne-aeroportin-“adem-jashari”

Kërcënim për bombë në aeroportin e Prishtinës “Adem Jashari” ka rezultuar të jetë i rremë.

Kështu ka bërë të ditur, zëdhënësja e policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Informata është trajtuar nga ana e policisë. Pas kontrolleve të kryera nga njësitet kompetente, nuk është gjetur asgjë e dyshimtë”, ka thënë ajo.

Ahmeti theksoi se njësitet policore janë tërhequr nga ajo zonë, ndërkohë që hetuesit kanë filluar punën për zbardhjen e të gjitha rrethanave që ndërlidhen me këtë rast.

Ndërkohë, Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës ‘Adem Jashari’ është i hapur për fluturime, dhe të gjitha fluturimet do të procesohen si zakonisht.

Related posts

Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

admin

Kuvendi miratoi 10 nga 13 marrëveshjet ndërkombëtare, një u shty

Muhamet Ramadani

Publikohen shifrat/ Mbi 40 mijë palestinezë të vrarë në Gaza që nga tetori

admin