RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Irani dhe Emiratet e Bashkuara Arabe diskutojnë për marrëdhëniet dypalëshe

irani-dhe-emiratet-e-bashkuara-arabe-diskutojne-per-marredheniet-dypaleshe

Ministri i Jashtëm i Iranit, Hossein Emir Abdullahian u takua me ministrin e Shtetit të Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), Khalifa Shaheen Al Marar, transmeton Anadolu.

Sipas agjencisë zyrtare të lajmeve të Iranit, IRNA, Abdullahian dhe Merar diskutuan në Teheran zhvillimin e marrëdhënieve midis dy vendeve.

Ministri iranian Abdullahian tha se vendi i tij u përqendrua në marrëdhëniet e tij me vendet fqinje gjatë mandatit të presidentit, Ebrahim Raisi. “Emiratet e Bashkuara Arabe janë partner i besueshëm tregtar. Marrëdhëniet midis dy vendeve po zhvillohen si në nivel shtetëror ashtu edhe në atë privat”, tha ai.

Abdullahian theksoi se zgjerimi i bashkëpunimit të përbashkët do të jetë në dobi të dy vendeve dhe rajonit.

Në fjalën e tij, ministri i Shtetit të EBA-së, Al Marar tha se vendi i tij është i vendosur të zhvillojë marrëdhëniet me qeverinë e Teheranit.

Al Marar ka shërbyer më parë si zëvendësministër i Jashtëm i EBA-së dhe i Ngarkuar me Punë i EBA-së në Teheran.

Related posts

Politikani opozitar serb që vizitoi Prekazin, rrahet brutalisht nga BIA

admin

SHBA kreu sulme të reja ndaj lançuesve të raketave të grupit Huthi

admin

Vazhdon puna në QNR, rinumërohen 382 vendvotime

Muhamet Ramadani