RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Evropa armatos me tanke Ukrainën, ushtria bëhet gati për ofensivë

evropa-armatos-me-tanke-ukrainen,-ushtria-behet-gati-per-ofensive

Tanket e para britanike dhe gjermane kanë mbërritur në Ukrainë. Pas një kërkese të gjatë nga Kievi, tanket Challenger dhe Leopard janë gati për ofensivën pranverore.

Furnizimi ose jo i Ukrainës me tanke ishte subjekt i një debati të gjatë, ku disa vende frikësohen se do të përshkallëzoI konfliktin me Rusinë.

Në një postim në Facebook, ministri ukrainas i Mbrojtjes njoftoi se tanket i janë shtuar njësive ukrainase duke i cilësuar vepra të artit ushtarak. Ndërkaq, Shtetet e Bashkuara janë zotuar se do të dërgojnë në Ukrainë tanket e fuqishme Abrams.

Forcat e armatosura të Ukrainës kanë marrë 18 tanke moderne luftarake Leopard 2A6 nga Gjermania. Lajmi u konfirmua nga kancelari Olaf Scholz gjatë një konference për media me kryeministrin holandez, Mark Rutte, në Roterdam.

Ushtria gjermane ka trajnuar ekipet për të përdorur variantin e avancuar A6 të Leopard. Ato janë projektuar posaçërisht për t’u përballur me tankun rus T-90. Ministria britanike e Mbrojtjes konfirmoi se ekuipazhet ukrainase të tankeve që stërviteshin në Britani, ishin kthyer.

Moska nga ana tjetër, është zotuar të asgjësojë të gjithë tanket e prodhimit perëndimor të dërguar në Ukrainë, me një kompani ruse që ofron një shpërblim prej 72,000 dollarë për ushtarët e parë që shkatërrojnë një të tillë. /euronews

Related posts

Zelensky kërkon unitet pas “misionit për paqe” të Orbanit: S’mund të marrim parasysh një person që tenton të zgjidhë çështjet prapa krahëve të të tjerëve

admin

Presidenti Erdoğan diskuton me kryeministrin holandez Rutte marrëdhëniet midis dy vendeve

admin

Kina bën thirrje për zgjidhje me dy shtete dhe uljen e tensioneve në Palestinë

Muhamet Ramadani