RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Konjufca takon liderë botërorë, diskuton për avancim të raporteve ndërshtetërore

konjufca-takon-lidere-boterore,-diskuton-per-avancim-te-raporteve-ndershteterore

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, gjatë pjesëmarrjes së tij në Samitin e Dytë për Demokraci në Uashington, ka takuar liderë të shteteve të ndryshme të botës, raporton teve1.info

Përmes një statusi në Facebook, Konjufca ka thënë se me përfaqësuesit e shteteve përkatëse ka diskutuar për avancimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët.

“Në margjina të Samitit të Dytë për Demokraci që po mbahet në Uashington, pata rastin të zhvilloj një sërë takimesh të frytshme me kryetarë të parlamenteve, deputetë, zyrtarë të lartë dhe personalitete nga Kenia, Gambia, Armenia, Gana, Zambia, Liberia dhe Kosta Rika, disa prej tyre shtete jonjohëse të Republikës së Kosovës.

Potencova progresin demokratik të Republikës së Kosovës dhe përkushtimin institucional në rrugën tonë drejt anëtarësimit në Bashkimit Evropian dhe në NATO. Me përfaqësues të këtyre shteteve biseduam për rolin e parlamenteve tona në ndërtim dhe intensifikim të marrëdhënieve dypalëshe dhe bashkëpunimit në fusha të ndryshme të interesit të përbashkët”, ka shkruar ndër të tjera Konjufca.

Kryeparlamentari ka thënë se ka shprehur përkushtimin e Republikës së Kosovës për kultivimin e miqësisë, zhvillimin e modaliteteve për bashkëpunim në të ardhmen dhe avancimin e raporteve ndërshtetërore me qëllim forcimin e pozitës ndërkombëtare të Kosovës.

Related posts

Kolonët hebrenj plagosin me armë një palestinez në Bregun Perëndimor

Muhamet Ramadani

Arrestohen 12 zyrtarë të ATK, dyshohet se e dëmtuan shtetin 2.8 milionë euro

admin

Çmimet e karburanteve në rënie pavarësisht konfliktit në Lindjen e Mesme

admin