RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Osmani fton shtetet mosnjohëse që ta njohin Kosovën

osmani-fton-shtetet-mosnjohese-qe-ta-njohin-kosoven

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, u ka bërë thirrje shteteve që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës ta bëjnë një gjë të tillë.

Ajo këtë e ka thënë në fjalimin e saj në fjalimin e saj në Samitin për Demokraci të organizuar nga presidenti i SHBA-së, Joe Biden.

“Dua të shfrytëzoj këtë rast t’u bëj thirrje shteteve miqësore nëpër botë të qëndrojnë me Kosovën, e për ato që nuk e kanë njohur shtetësinë dhe institucionet demokratike të Kosovës t’i bashkohen shumicës së shteteve të botës e ta bëjnë këtë”, ka thënë Osmani.

Osmani ka thënë se Kosova është shtet me demokraci të fuqishme.

Ajo ka falënderuar të gjitha shtetet që ndihmuan në lirinë e Kosovës dhe ndaljen e gjenocidit.

Related posts

Yjet më të njohur të Hollivudit ndihmojnë fushatën elektorale të presidentit Biden

admin

Ush’tria iz’raelite urdhëron banorët e 25 qyteteve jugore të Libanit që të evakuojnë shtëpitë

Muhamet Ramadani

Anketë: Besimi i gjermanëve ndaj qeverisë bie në nivelin më të ulët historik

Hevzi