RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministri i Jashtëm japonez viziton Kinën pas më shumë se tre vjetesh

ministri-i-jashtem-japonez-viziton-kinen-pas-me-shume-se-tre-vjetesh

Ministri të Jashtëm japonez, Yoshimasa Hayashi takoi sot në Pekin homologun e tij të ri kinez, Qin Gang.

Kjo është vizita e parë e një ministri të Jashtëm japonez në Kinë në më shumë se tre vjet.

Të dyja palët e kishin bërë të qartë paraprakisht interesin e tyre për përmirësimin e marrëdhënieve, aktualisht të tensionuara.

Vizita e fundit në Kinë nga një ministër i Jashtëm japonez ka qenë para pandemisë në fund të vitit 2019, dhe takimi i fundit ballë për ballë mes ministrave të Jashtëm të dy vendeve u organizua në fund të vitit 2020.

Mosmarrëveshjet mes dy vendeve lidhen me pretendimet territoriale të Kinës në Detin e Kinës Lindore, bashkëpunimin e ngushtë të Japonisë me SHBA-në dhe zgjerimin e ushtrisë japoneze.

Të dy vendet janë gjithashtu në mosmarrëveshje rreth kufizimeve të reja në eksportin e pajisjeve të prodhimit të gjysmëpërçuesve të Japonisë, dhe shkarkimit të ujit të ndotur nga reaktori bërthamor i dëmtuar në Fukushima, në Paqësor.

Vizita e ministrit të Jashtëm miratua nga udhëheqësi i Kinës Xi Jinping dhe kryeministri japonez, Fumio Kishida gjatë bisedimeve në samitin për Bashkëpunimin Ekonomik Azi-Paqësor (APEC), në Bangkok në muajin nëntor.

“Të dy palët ndërtuan të premten një linjë telefonike emergjente midis forcave të tyre, e cila ishte planifikuar prej vitesh, për të shmangur keqkuptimet e mundshme në rast incidentesh”, njoftoi agjencia japoneze e lajmeve “Kyodo”.

Related posts

Vetëvendosje mblidhet në qendrat e saj, diskutohet për proceset politike të Kosovës

RTI

Forcat izraelite arrestojnë guvernatorin e Kudsit

admin

Debati për Urën e Ibrit, paralajmëron Vuçiç: KFOR të mos e lejojë! Nuk do të funksionojë

admin