RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Rezultatet preliminare në Mal të Zi nxjerrin fitues Milatoviqin

rezultatet-preliminare-ne-mal-te-zi-nxjerrin-fitues-milatoviqin

Rezultatet preliminare në Mal të Zi nxjerrin fitues Milatoviqin

Kandidati për kryetar të Lëvizjes Evropa Tani, Jakov Milatoviq, fitoi bindshëm raundin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, tregojnë rezultatet preliminare, shkruajnë mediat e Malit të Zi.

Sipas rezultateve preliminare të Qendrës për Monitorim dhe Hulumtim (CeMI), bazuar në 90,2 për qind të votave të numëruara, Milatoviq ka fituar 60 për qind të votave, ndërsa kandidati i Partisë Demokratike të Socialistëve (DPS) Milo Gjukanoviq 40 për qind.

Sipas të dhënave të CeMI-t, pjesëmarrja ishte 70.6 për qind.

Qendra për Tranzicion Demokratik (CDT) njoftoi, sipas 89,9 për qind të votave të numëruara, se Milatoviq fitoi 58,1 për qind të votave, ndërsa Gjukanoviq 41,9.

Më herët kanë bërë të ditur se pjesëmarrja ka qenë 70.7 për qind. /koha

Related posts

Çmimet e gazit natyror rriten në Evropë pasi Rusia pakëson furnizimet

admin

Lirohet nga paraburgimi ish-ushtari i UÇK-së, Blerim Ramadani

admin

Gjermania bën thirrje për zbatimin e armëpushimit të arritur mes Izraelit dhe grupeve palestineze

Muhamet Ramadani