RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

MASHT tregon datën e mbajtjes së testit të arritshmërisë

masht-tregon-daten-e-mbajtjes-se-testit-te-arritshmerise

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit ka bërë të ditur datën e mbajtjes së testit të arritshmërisë.

Përmes një vendimi të publikuar nga MASHT, theksohet se testimi do të jetë i ndarë në dy faza, ku pjesa e parë përmban pyetjet nga lëndët shoqërore ndërsa pjesa e dytë ka pyetje për lëndët shkencore.

Pjesa e parë e testimit pritet të mbahet më 4 korrik. Nxënësit në pjesën e parë do tu nënshtrohen testit i cili përmban njohuri nga gjuha amtare, gjuha angleze, historia dhe gjeografia.

Ndërsa pjesa e dytë që përfshin njohurit nga lënda e matematikës, informatikës, kimisë, fizikës dhe biologjisë pritet të mbahet më 11 korrik.

Kjo mënyrë e organizimit të testimit ishte praktikuar edhe vitin e kaluar, me ç ‘rast nxënësit u testuan në dy data të ndryshme për lëndë të ndryshme./

Related posts

Moti i keq në Shqipëri shkakton përmbytje, një person gjendet e pajetë

Muhamet Ramadani

Franca në alarm për dëborë dhe akull

admin

Hoxha takon homologun kroat: Perspektiva evropiane e Ballkanit Perëndimor, investim strategjik për të ardhmen

Muhamet Ramadani