RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ushtria izraelite plagosi 6 palestinezë në Bregun Perëndimor

ushtria-izraelite-plagosi-6-palestineze-ne-bregun-perendimor

Gjashtë palestinezë u plagosën sot në sulmet ushtarake izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar, raporton Anadolu.

Forcat izraelite bastisën kampin e refugjatëve Dheisheh, duke shkaktuar përleshje me banorët vendas, gjatë të cilave ushtarët izraelitë përdorën municion të vërtetë, plumba gome dhe bombola gaz lotsjellës, thanë dëshmitarët.

Tre palestinezë u plagosën, përfshirë një në gjendje kritike, raportoi radiostacioni “Zëri i Palestinës”. Gjatë bastisjes thuhet se u arrestuan shtatë palestinezë, përfshirë një grua.

Ndërkohë, tre palestinezë u plagosën në përleshjet me forcat izraelite në një sulm ushtarak në qytetet Kufr Nimeh dhe Beit Liqya, në perëndim të Ramallahut, njoftoi agjencia shtetërore e lajmeve Wafa.

Dy palestinezë u morën gjithashtu në paraburgim izraelit.

Ushtria izraelite ende nuk është prononcuar lidhur me bastisjet.

Tensionet janë rritur në të gjithë Bregun Perëndimor të pushtuar në muajt e fundit mes bastisjeve të përsëritura izraelite në qytetet palestineze.

Më shumë se 90 palestinezë janë vrarë nga armët izraelite që nga fillimi i këtij viti, sipas shifrave palestineze, ndërsa gjatë së njëjtës periudhë gjihashtu 14 izraelitë janë vrarë në sulme të veçanta.

Related posts

Demostrata dhe festival muzikor, Suedia përgatitet për Eurovizionin me siguri të shtuar

admin

Rashiq për rregulloren: Kemi ardhur në përfundim me Kurtin se kjo është periudhë tranziconi

admin

Protesta kundër bastisjeve të agjencisë ICE dhe Patrullës Kufitare në Charlotte

admin