RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Presidenti finlandez: Me anëtarësimin e vendit tonë në NATO fillon një epokë e re

presidenti-finlandez:-me-anetaresimin-e-vendit-tone-ne-nato-fillon-nje-epoke-e-re

Presidenti i Finlandës, Sauli Niinistö, ka deklaruar se për vendin e tij ka filluar një epokë e re me anëtarësimin në NATO, transmeton Anadolu.

Siç njofton Presidenca e Finlandës, Niinistö tha se çdo vend maksimizon sigurinë e tij dhe Finlanda gjithashtu ndërmerr hapa për sigurinë e saj. Ai shtoi se anëtarësimi në NATO forcon pozicionin e vendit dhe hapësirën për manovrim.

Sipas tij, Finlanda do të kontribuojë në parandalimin dhe mbrojtjen kolektive të NATO-s.

“Anëtarësimi në NATO do të garantojë siguri për Finlandën. Finlanda do të rrisë gjithashtu sigurinë e NATO-s. E përkushtuar ndaj sigurisë së të gjitha vendeve anëtare të NATO-s, Finlanda është një aleat i besueshëm që do të forcojë stabilitetin rajonal”, tha Niinistö

Ai po ashtu theksoi se Finlanda mbështet zgjidhjen paqësore të mosmarrëveshjeve.

“Me anëtarësimin e vendit tonë në NATO fillon një epokë e re. Edhe pse anëtarësimi nuk ndryshon gjithçka, të qenit aleat kërkon që ne të adoptojmë mënyra të reja të të menduarit dhe disa ndryshime në legjislacion. Kemi punë të rëndësishme për të integruar mbrojtjen e Finlandës si pjesë e mbrojtjes së përbashkët të NATO-s. Finlanda aplikoi për t’u anëtarësuar në NATO së bashku me Suedinë. Anëtarësimi i Finlandës nuk do të jetë i plotë pa atë të Suedisë. Përpjekjet tona të vazhdueshme për anëtarësimin e Suedisë vazhdojnë”, tha presidenti finlandez.

Related posts

Delegacioni iranian do të mbërrijë në Pakistan për bisedime, pavarësisht skepticizmit mbi shkeljet izraelite

admin

Princi saudit i kurorës, në bisedime me presidentin kinez, njeh rolin e Pekinit në rinovimin e lidhjeve me Iranin

admin

Thaçi, Veseli e Selimi s’kanë folur në telefon me familjarët që nga e diela

admin