RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Trumpi jep mesazhin e tij para paraqitjes në gjykatë

trumpi-jep-mesazhin-e-tij-para-paraqitjes-ne-gjykate

Ish-presidenti Donald Trump ka dalë me një mesazh në ditën e arrestimit të tij – “një ditë tragjike për Republikën tonë”, ka shkruar ai.

Në mesazhin e tij shkruhej edhe “Emaili im i fundit para arrestimit tim” ku ai u kërkon njerëzve që ta shpëtojnë Amerikën dhe ku përfshihet edhe një link për donacione. Ai po ashtu shpreh shqetësime se SHBA-ja po bëhet një “vend marksist i botës së tretë”.

Shpejt pasi u dërgua emaili, Trumpi postoi mesazhin në Truth Social, platforma që ai zotëron, duke kritikuar lokacionin e gjykatës ku do të paraqitet, raportoi BBC.

Trumpi e quan gjykatësin e gjyqit ndaj tij si “partizan” dhe thotë se familja e tij “janë urrejtës të njohur të Trumpit”.

Related posts

Zhvillimet e dialogut Kosovë-Serbi, Escobar sot në Beograd

admin

Pas dështimit të seancës së parë, Rusia sërish kërkon debat në Këshillin e Sigurimit mbi ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë

admin

Nga krimi i organizuar, droga e afërsia me Rusinë për destabilizim të Ballkanit – akuzat që rëndojnë mbi kreun e BIA-s

Muhamet Ramadani