RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Mbrojtja e Krasniqit: Zëdhënësit nuk përfshihen në çështje operacionale

mbrojtja-e-krasniqit:-zedhenesit-nuk-perfshihen-ne-ceshtje-operacionale

Në ditën e tretë të gjykimit, avokatja mbrojtëse e Jakup Krasniqit, Venkateswari Alagendra, ka nisur deklaratën e saj hyrëse.

Alagendra tha se Zyra e Prokurorit të Specializuar nuk ka prova që e lidhin klientin e saj me krimet e pretenduara.

“Provat e prokurorisë do të tregojnë rolin e vërtetë të Krasniqit. Ai nuk kishte kompetenca dhe përgjegjësi që kërkon t’i ngarkojë ZPS-ja dhe as aktivitetet e tij nuk mund të lidhen me asnjë krim që pretendohen nga prokuroria”, tha ajo.

Avokatja tha se Krasniqi ishte emëruar zëdhënës i UÇK-së në qershor të vitit 1998 dhe të gjithë aktivitetin e tij e ka pasur publik.

“Zëdhënësit nuk përfshihen në çështje operacionale”, tha ajo.

Alagendra tha se Krasniqi ishte emëruar një prej dy zëvendëskomandantëve të UÇK-së për një periudhë të shkurtër kohore, por ai kishte qenë zëvendëskomandant për mbështetje dhe nuk kishte të bënte me çështje operacionale.

Sa i përket disa dokumenteve që ZPS-ja ka gjetur në shtëpinë e Krasniqit, pas arrestimit të tij, mbrojtja tha se ZPS-ja duhet të vërtetojë autorësinë e tyre.

“Gjetja e këtyre dokumenteve në shtëpinë e tij nuk i bën autentike”, tha Alagendra.

Related posts

Zyrtari i OBSH-së: Nuk kam parë asnjë provë që spitalet në Gaza janë përdorur jashtë qëllimit

admin6

Iran, mbyllen institucionet shtetërore për shkak të ndotjes së ajrit

rezart morina

Pesë emigrantë kanë vdekur pasi një varkë mbytet në Egje, thotë roja bregdetare turke

rezart morina