RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të diskutojnë për Ukrainën dhe Azi-Paqësorin

ministrat-e-jashtem-te-nato-s-do-te-diskutojne-per-ukrainen-dhe-azi-paqesorin

Ministrat e Jashtëm të vendeve të NATO-s u mblodhën për të diskutuar çështjet e tilla si vazhdimi i mbështetjes për Ukrainën që lufton me Rusinë, situatën në Azi-Paqësor dhe shpenzimet për mbrojtjen, transmeton Anadolu.

Në ditën e dytë të Takimit të Ministrave të Jashtëm të NATO-s i cili mbahet në selinë e Aleancës në Bruksel, merr pjesë si vend i ftuar edhe Suedia.

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i cili foli në hapjen e takimit të Këshillit të Atlantikut të Veriut, tha se Rusia po përgatitet për më shumë luftë dhe se Ukrainës duhet t’i jepet çdo gjë që ka nevojë në fushën e betejës.

Ai theksoi se NATO do të vazhdojë të mbështesë partnerët e tjerë, Moldavinë, Gjeorgjinë dhe Bosnjë e Hercegovinën kundër presionit të Rusisë.

Ministrat e Jashtëm të NATO-s do të takohen sot me ministrat e Jashtëm të Australisë, Zelandës së Re, Japonisë dhe Koresë së Jugut për të diskutuar mbi situatën në Azi Paqësor.

Related posts

Rusia e sheh si veprim “armiqësor” dërgimin e sistemeve S-300 nga Greqia në Ukrainë

admin

Presidenti kroat fton Osmanin në Kroaci, do ta ndjekin garën tradicionale me kuaj

Muhamet Ramadani

Vdes një grua pasi goditet nga rrufeja në Prevallë

Muhamet Ramadani