RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Reagon vëllai i Donjeta Pajazitajt

reagon-vellai-i-donjeta-pajazitajt

Pas lirimit të Naser Pajazitajt nga Gjykata Supreme, i akuzuar për vrasjen e Donjeta Pajazitajt, ka reaguar vëllai i Donjetës, raporton teve1.info

Shkëlqim Pajazitaj, përmes një postimi publik në Facebook, ka shkruar se drejtësia kosovare edhe njëherë e vërtetoi se është e fëlliqur.

“Drejtësia e Kosovës edhe njëherë vërtetoi se sa e fëlliqur është, edhe një here vërtetoi se njërzillaku nuk po ekzistojka, e vërtetoi qe njerëzimi qe punon aty e SHESIN fytyrën e tyre për para.

Nga sot e tutje ne nuk kemi besim as ne Polici, Gjykatë e as ne Prokurori kur qe 7 vite nuk kenë ne gjendje me e zbulu te verteten.

Këta me shumë janë te interesuar te marin një page nga shteti sesa te vënë drejtësi ne vendin e tyre”, ka shkruar ai.

Orë më parë në një seancë gjyqësore, Supremja mori vendim që Naser Pajazitajn ta liroj nga akuza për vrasjen e Donjeta Pajazitajt.

I akuzuari ishte shpallur fajtor dhe dënuar me burgim të përjetshëm nga Gjykata në Pejë.

Related posts

Inteligjenca ruse pretendon: Franca po përgatitet të dërgojë 2,000 trupa në Ukrainë! Reagojnë autoritetet në Paris

admin

“Norvegjia do të pranojë dhe trajtojë pacientë nga Gaza”

admin

Njohu Palestinën si shtet sovran, kryeministri palestinez viziton Spanjën

admin