RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Maqedonia e Veriut shënon 30 vjet nga anëtarësimi në OKB

maqedonia-e-veriut-shenon-30-vjet-nga-anetaresimi-ne-okb

Në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Maqedonisë së Veriut u hap ekspozitë me rastin e 30-vjetorit të anëtarësimit të vendit në Kombet e Bashkuara (OKB), transmeton Anadolu.

Siç njoftojnë nga MPJ, ngjarja u organizua në bashkëpunim me Arkivin Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, si dhe në bashkëpunim me Koordinatorin Nacional të OKB-së në Shkup.

Zv.ministrja e Punëve të Jashtme, Fatmire Isaki në fjalën e saj theksoi rëndësinë e anëtarësimit të vendit në familjen e Kombeve të Bashkuara dhe po ashtu tha se Maqedonia e Veriut dëshmoi se me diplomaci dhe dialog, me mirëkuptim, tolerancë dhe me kompromis është e mundur të zgjidh çështje të vështira dhe të fitojë miq dhe aleatë të rinj.

“Maqedonia e Veriut vazhdon t’i zhvillojë marrëdhëniet me shtetet anëtare të OKB-së dhe angazhohet për forcimin e multilateralizmit efektiv, me qëllim të sigurimit të paqes, stabilitetit, zhvillimit të demokracisë dhe të drejtave të njeriut, prosperitetit ekonomik dhe social në nivel rajonal dhe global”, theksoi Isaki.

Të ftuarve iu drejtua edhe Rossana Dudziak, Koordinatorja e Përhershme e OKB-së në Shkup, e cila nënvizoi se në një botë që vazhdimisht na krijon sfida në çdo front, multilateralizmi është në provë të vazhdueshme, duke shtuar se Maqedonia e Veriut kurrë nuk e vëri në dyshim rëndësinë e punës së përbashkët.

“Prandaj sot dua të vlerësoj edhe pjesëmarrjen aktive të vendit në të gjitha organet ndërkombëtare, në të gjitha komisionet, në të gjitha diskutimet dhe në të gjitha proceset e Kombeve të Bashkuara. Maqedonia e Veriut vazhdimisht demonstron përkushtim ndaj Agjendës 2030, pavarësisht nga sfidat me të cilat përballet. Vendi finalizoi rishikimin e tij të parë vullnetar nacional në vitin 2020 për të monitoruar progresin drejt Agjendës 2030, në një kontekst shumë të vështirë, në fillimin e pandemisë Kovid-19”, shtoi Dudziak.

Drejtori i Arkivit Shtetëror të Maqedonisë së Veriut, Emil Kërsteski, tha se jubileu ishte një nxitje për Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Arkivin Shtetëror që bashkërisht të organizojnë ekspozitën, e cila iu prezantua sot të pranishmëve.

Në këtë aktivitet morën pjesë trupi diplomatik në Maqedoninë e Veriut, si dhe përfaqësues të institucioneve shtetërore.

Ekspozita vazhdon të jetë e hapur për dy javët e ardhshme në Muzeun e Luftës Maqedonase për Pavarësi.

Related posts

Dhjetë persona të arrestuar, dyshohen për keqpërdorime bankare

admin

Liz Truss gati me planin antikrizë, 100 mld £ për të frenuar faturat e rënda energjitike

admin

Donald Trump habit me deklaratën: Nëse Kamala Harris fiton, Lufta e Tretë Botërore është praktikisht e garantuar

admin