RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Franca nis shtetëzimin e plotë të kompanisë së energjisë elektrike EDF

franca-nis-shtetezimin-e-plote-te-kompanise-se-energjise-elektrike-edf

Franca ka nisur blerjen e aksioneve të mbetura (16%), në kompaninë kombëtare të energjisë elektrike (EDF) që aktualisht nuk është në pronesi të e shtetit, njoftoi të martën autoriteti i tregjeve financiare (AMF), në Paris.

“Shteti ka paraqitur një ofertë të thjeshtuar për blerje publike, një hap fillestar për të hequr aksionet e (EDF-së) nga tregu. Procesi vlerësohet të kushtojë rreth 9.7 miliardë euro (9.7 miliardë dollarë)”, sipas transmetuesit “Europe 1”.

Hapi i qeverisë franceze po shihet si pjesë e planit të saj për të zgjeruar prodhimin e energjisë bërthamore.

Presidenti francez, Emmanuel Macron njoftoi synimin për të shtetëzuar plotësisht (EDF).

Më herët të martën, kryeministrja Elisabeth Borne tha se qëllimi ishte të sigurohej sovraniteti francez në përgjigje të luftës në Ukrainë.

Tranzicioni do të ndodhë në bazë të energjisë bërthamore, me synimin për ta bërë Francën fuqinë e parë të madhe që do të heqë plotësisht lëndët djegëse fosile. Franca do të zgjerojë burimet e rinovueshme dhe do të ndërtojë të paktën gjashtë stacione të reja të energjisë bërthamore.

Rreth gjysma e 56 stacioneve të energjisë bërthamore të EDF-së janë aktualisht jashtë funksionit për shkak të punimeve të mirëmbajtjes. /atsh

Related posts

AI: Numri i ekzekutimeve në botë u rrit 53% në 2022-shin

admin

“Më 13 korrik do të jetë premiera ime”- Ja mesazhi që 20-vjeçari publikoi në rrjete sociale para se të qëllonte Donald Trump

admin

Vritet një tjetër gazetar në sulmet e Izraelit në Rripin e Gazës

Muhamet Ramadani