RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Presidentja dekreton 29 gjyqtarë me mandat fillestar

presidentja-dekreton-29-gjyqtare-me-mandat-fillestar

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, me propozim të Këshillit Gjyqësor të Kosovës ka dekretuar sot 29 gjyqtarë.

Në ceremoninë e betimit para Presidentes së Republikës, gjyqtarët e rinj janë betuar se: “do t’i qëndrojnë besnik Kushtetutës së Republikës së Kosovës, ligjeve në fuqi dhe do të respektojnë rregullat e etikës profesionale, si dhe do të kryejnë me besnikëri në mënyrë të pavarur, profesionale dhe të paanshme detyrat e tyre”.

Presidentja Osmani ka theksuar se në konsolidimin shtetëror, sistemi i drejtësisë luan një rol shumë të rëndësishëm, prandaj ne po punojmë fortë që ky sistem të jetë i pavarur, i drejtë, i paanshëm, dhe i cili siguron qasje të barabartë në drejtësi për të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës.

Related posts

Bashkatdhetarët po detyrohen të paguajnë polica kufitare nga punonjësit e BKS-së

admin

Ukrainë, ministri i Mbrojtjes jep dorëheqjen, Parlamenti ia miraton! Ja kush e zëvendëson

admin

Përshkallëzimi me Hezbollahun, ministri izraelit i Mbrojtjes: Nëse nuk ka paqe në Izraelin verior, s’do të ketë as në Bejrut

admin