RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Temperatura e oqeaneve të botës në prill, më e larta në histori!

temperatura-e-oqeaneve-te-botes-ne-prill,-me-e-larta-ne-histori!

Temperatura mesatare e sipërfaqes së oqeaneve botërore arriti në 21.1 gradë në fillim të prillit, që është më e larta në histori që nga fillimi i regjistrimit satelitor.

Agjencia Kombëtare Amerikane e Oqeanit dhe Atmosferës (NOAA) ka publikuar të dhëna nga të cilat rezulton se është thyer rekordi i mëparshëm nga viti 2016, kur temperatura e oqeanit në këtë kohë të vitit ishte 21 gradë, transmeton Guardian.

“Trajektorja aktuale e rritjes së temperaturës së oqeanit po thyen të gjitha rekordet e mëparshme dhe shifrat duket se do të rriten edhe më shumë”, tha profesori klimatolog i Universitetit të Uellsit të Ri Jugor, Matthew England.

“Fenomenit klimatik trevjeçar ‘La Niña’ po i vjen fundi”, tha studiuesi Mike McFadden.

Sipas tij, fenomeni “La Niña” ndihmoi për të mbajtur një temperaturë më të ftohtë të oqeanit pavarësisht rritjes së përqendrimit të gazeve në atmosferë që shkaktojnë efektin serë. /tch

Related posts

Importet nga Serbia në vitin 2022 u rritën për 21.7 për qind

admin

Zyrtarët suedezë: Djegia e Kuranit përkeqëson situatën e sigurisë dhe dëmton imazhin e vendit

admin

Tanket në rrugët Kinës “zgjojnë” kujtimet e Tien An Men

admin