RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komisioni Evropian iniciativë për rikthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia

komisioni-evropian-iniciative-per-rikthimin-e-femijeve-te-rrembyer-nga-rusia

Komisioni Evropian do të nisë një iniciativë të re që synon kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia.

Përmes një deklarate, komisioni tha se do të organizonte një konferencë me Poloninë për të nisur programin.

“Mijëra fëmijë janë rrëmbyer nga Rusia. Ky krim lufte justifikon urdhër-arrestet e lëshuara kundër [Vladimir] Putinit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”– thuhet në deklaratën e KE.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arrest për presidentin rus dhe komisionerin e tij për të drejtat e fëmijëve për krime të dyshuara lufte. Urdhëresat i akuzojnë ata për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Sakaq, ditën e djeshme organizata ukrainase “Save Ukraine” tha se kishte kthyer 31 fëmijë nga Rusia, ku ishin marrë më herët gjatë luftës. /tch

Related posts

Trump thotë se Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për armëpushim 10-ditor

Hevzi

Studimi: Kushtet neurologjike, shkaku kryesor i sëmundjeve në mbarë botën

admin

Zelensky nënshkruan tri pakte të sigurisë gjatë samitit të BE-së, ja çfarë parashikon drafti i marrëveshjes

admin