RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Komisioni Evropian iniciativë për rikthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia

komisioni-evropian-iniciative-per-rikthimin-e-femijeve-te-rrembyer-nga-rusia

Komisioni Evropian do të nisë një iniciativë të re që synon kthimin e fëmijëve të rrëmbyer nga Rusia.

Përmes një deklarate, komisioni tha se do të organizonte një konferencë me Poloninë për të nisur programin.

“Mijëra fëmijë janë rrëmbyer nga Rusia. Ky krim lufte justifikon urdhër-arrestet e lëshuara kundër [Vladimir] Putinit nga Gjykata Ndërkombëtare Penale”– thuhet në deklaratën e KE.

Muajin e kaluar, Gjykata Ndërkombëtare Penale lëshoi ​​urdhër-arrest për presidentin rus dhe komisionerin e tij për të drejtat e fëmijëve për krime të dyshuara lufte. Urdhëresat i akuzojnë ata për rrëmbimin e fëmijëve nga Ukraina.

Sakaq, ditën e djeshme organizata ukrainase “Save Ukraine” tha se kishte kthyer 31 fëmijë nga Rusia, ku ishin marrë më herët gjatë luftës. /tch

Related posts

Aksident në Prizren-Suharekë, humb jetën 40-vjeçari

admin

Joe Biden shpall rregulloren më të rreptë mbi emetimet e gazrave nga automjetet për të përshpejtuar kalimin e industrisë së automobilave drejt makinave elektrike

admin

EMRAT/ “Veprimet e tyre minuan sundimin e ligjit”, DASH shpall non-grata tre zyrtarë të lartë në rajon: Janë përfshirë në akte korruptive

admin