RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Scholz: Gjermania nuk është më e varur nga gazi rus

scholz:-gjermania-nuk-eshte-me-e-varur-nga-gazi-rus

Në një debat në parlamentin gjerman kancelari gjerman, tha se Gjermania ka arritur diçka, që askush nuk e parashikonte para disa muajsh: depot me gaz janë të mbushura.

Debati për buxhetin e vitit të ardhshëm, zhvilluar të mërkurën, 7.02.2022 në Bundestagun Gjerman ishte i nxehtë. Jo vetëm partitë e opozitës, edhe ato të qeverisë, akuzuan njëra-tjetrën për gabime të bëra në të kaluarën, sidomos për sa i përket politikave energjetike.

Scholz: I kemi depot plot

Scholz tha se brenda një kohe shumë të shkurtër, Gjermania është shkëputur nga varësia nga gazi rus dhe se është në rrugën e duhur për të kapërcyer këtë dimër. Kancelari socialdemokrat ishte luftarak në debatin e përgjithshëm për buxhetin e kancelarisë dhe iu përgjigj me kundërsulm kritikave të opozitës CDU/CSU.

Scholz kritikoi ministrat e mëparshëm të CDU-së që e kishin penguar zgjerimin e kapaciteteve të energjisë me terminale të gazit të lëngshëm në bregun e Detit të Veriut. Scholz, i cili në qeverinë paraardhëse nën Angela Merkel (CDU) ka qenë zëvendëskancelar dhe ministër i financave, tha se kishin qenë ministrat e CDU-së në këtë qeveri, që i kishin bllokuar këto plane të tij.

Scholz nuk i kurseu kritikat as për simotrën bavareze të CDU-së, Unionin Kristiansocial (CSU) që sipas kancelarit kishte bllokuar edhe ndërtimin e linjave për transmetimin e energjisë së erës nga Veriu i Gjermanisë në Bavari. Kancelari socialdemokrat e quajti këtë një gabim fatal.

“Është mirë që jeni në opozitë, që të mund të menaxhojmë zhvillimin industrial të vendit dhe të mos u shmangemi më problemeve të këtij vendi”, tha Scholz në drejtim të opozitës. /dw

Related posts

Ministri i Jashtëm i Turqisë: Izraeli mund ta shohë Turqinë si kundërshtar të ardhshëm pas Iranit

Irfan Jahiu

Znj. Erdogan paralajmëron se bota po dështon për drejtësinë, duke goditur më së shumti gratë dhe fëmijët?

admin

Lufta që pasuron superfuqitë…

Muhamet Ramadani