RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Më shumë se 11 milionë njerëz janë zhvendsour në Poloni që nga fillimi i luftës

me-shume-se-11-milione-njerez-jane-zhvendsour-ne-poloni-qe-nga-fillimi-i-luftes

Më shumë se 11 milionë refugjatë ukrainas kanë ikur në Poloni që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022, tha të martën përfaqësia e Polonisë në BE . Rreth 87% e atyre që kalojnë kufirin janë gra dhe fëmijë.

Në fillim të prillit, Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR) raportoi se pak më shumë se 10.6 milionë njerëz kishin kaluar kufirin.

Kjo do të thotë se rreth 400,000 njerëz kanë udhëtuar nga Ukraina në Poloni gjatë javës së fundit.

Aktualisht ka më shumë se 1.5 milionë refugjatë ukrainas që jetojnë në Poloni dhe më shumë se 3.5 milionë refugjatë ukrainas që janë zhvendosur në vende të tjera europiane, raporton UNHCR.

“Të gjithë ata që ikin nga lufta do të gjejnë strehim dhe të gjithë ndihmën që u nevojitet në Poloni”, shtoi përfaqësia e Polonisë në BE. /abcnews

Related posts

Palestinë: Këtu janë disa nga zhvillimet më të fundit

admin6

Jordania dhe OKB diskutojnë për çështjen e Palestinës dhe krizën në Siri – VIDEO

rezart morina

Zelenskyy: Kufomat e gjetura në varrezat masive mbajnë shenja torture

admin