RTV AHIRETI
FeaturedKosovëLajmeLajmet

Gjermania zyrtarisht njeh avokatët e licencuar të Kosovës

gjermania-zyrtarisht-njeh-avokatet-e-licencuar-te-kosoves

Ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti, ka bërë të ditur se avokatët nga Republika e Kosovës tani e tutje njihen zyrtarisht nga Gjermania

Në një shkrim në Facebook, ai tha se avokatët e licencuar nga Republika e Kosovës do të mund të ushtrojnë funksionin e tyre edhe në Republikën Federale të Gjermanisë.

“Kjo është një arritje e jashtëzakonshme jo vetëm për marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy shteteve tona, por edhe për drejtësinë kosovare”, u shpreh ai.

Tutje tha se të njohur nga një vend i rëndësishëm si Gjermania, avokatët kosovarë, mund të përfshihen më lehtë në raste ndërkombëtare dhe të ofrojnë ekspertizën e tyre në çështje juridike.

“Ky kapitull i ri ofron një mundësi të jashtëzakonshme, që dija dhe përvoja e avokatëve kosovarë të jenë në proporcion të drejtë me standardet ndërkombëtare të drejtësisë dhe të integrimit juridik, përkatësisht të përshtatmërisë së kuadrit ligjor të avokatisë kosovare me atë gjermane dhe evropiane. Faleminderit Ministrisë Federale të Drejtësisë për besimin e vazhdueshëm ndaj Republikës së Kosovës”, shkroi Ajeti.

Related posts

Grupi sirian i të drejtave të njeriut: Të mbijetuarit e sulmit kimik të vitit 2013 në Ghouta ende vuajnë

Kushtrim Guraj

Moti i keq në Shqipëri, vazhdon angazhimi i autoriteteve për normalizimin e situatës

Muhamet Ramadani

FSK gjen trupin e pajetë të personit të zhdukur

Muhamet Ramadani