RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britani, dhjetëra mijëra mjekë praktikantë për herë të dytë në grevë – VIDEO

britani,-dhjetera-mijera-mjeke-praktikante-per-here-te-dyte-ne-greve-–-video

Dhjetëra mijëra mjekë praktikantë në Britani të Madhe filluan grevën e dytë të këtij viti, pas mosmarrëveshjes së vazhdueshme për rritjen e pagave dhe kushtet e punës, raporton Anadolu.

Mjekët të cilët pohojnë se rritja e pagave me vite ka mbetur nën inflacionin dhe kërkojnë rritje prej 35 për qind, filluan grevë 4-ditore.

Konfederata e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS) njoftoi se për shkak të grevës së mjekëve, parashikohet të anulohen mbi 350 mijë termine dhe operacione.

Greva do të përfundojë mëngjesin e 15 prillit.

Ministri i Shëndetësisë, Steve Barclay, në një njoftim lidhur me grevën, tha se ajo jo vetëm që rrezikon sigurinë e pacientëve, por se është planifikuar menjëherë pas festës së Pashkëve.

Sipas tij, greva është “zhgënjim i madh” ndërsa kërkesa e rritjes prej 35 për qind është e paarsyeshme.

Mjekët praktikantë edhe më 13 mars organizuan grevë 72-orëshe.

Related posts

Takim Sanchez-Lula: Është koha të veprohet për marrëveshjen e tregtisë së lirë BE-Amerikë Latine

Muhamet Ramadani

Sulmi terrorist në plazhin e Sidney: Babë dhe bir u trajnuan nga ISIS në Filipine! Ja si i shpëtuan gjurmimit nga autoritetet dhe e shkuara e autorëve

admin

Sulmi në Moskë, 95 persona ende të zhdukur! Presidenti Putin kërcënon: Do të godasim edhe avionët F-16 në aeroportet e NATO-s

admin