RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Britani, dhjetëra mijëra mjekë praktikantë për herë të dytë në grevë – VIDEO

britani,-dhjetera-mijera-mjeke-praktikante-per-here-te-dyte-ne-greve-–-video

Dhjetëra mijëra mjekë praktikantë në Britani të Madhe filluan grevën e dytë të këtij viti, pas mosmarrëveshjes së vazhdueshme për rritjen e pagave dhe kushtet e punës, raporton Anadolu.

Mjekët të cilët pohojnë se rritja e pagave me vite ka mbetur nën inflacionin dhe kërkojnë rritje prej 35 për qind, filluan grevë 4-ditore.

Konfederata e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar të Britanisë (NHS) njoftoi se për shkak të grevës së mjekëve, parashikohet të anulohen mbi 350 mijë termine dhe operacione.

Greva do të përfundojë mëngjesin e 15 prillit.

Ministri i Shëndetësisë, Steve Barclay, në një njoftim lidhur me grevën, tha se ajo jo vetëm që rrezikon sigurinë e pacientëve, por se është planifikuar menjëherë pas festës së Pashkëve.

Sipas tij, greva është “zhgënjim i madh” ndërsa kërkesa e rritjes prej 35 për qind është e paarsyeshme.

Mjekët praktikantë edhe më 13 mars organizuan grevë 72-orëshe.

Related posts

Aktivistët e klimës apel qeverive që përmes lëndëve djegëse fosile dëmtojnë mjedisin

admin

Dy motra kursyen 20 vjet për ta kryer Haxhin, njëra ndërroi jetë në Mekë

admin

Qeveria kërkon nga BE heqjen e masave ndëshkuese

admin