RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Konflikt i armatosur në kufirin Azerbajxhan-Armeni, raportohet edhe për të vrarë

konflikt-i-armatosur-ne-kufirin-azerbajxhan-armeni,-raportohet-edhe-per-te-vrare

Një konflikt me të shtëna ndodhi në kufirin Azerbajxhan-Armeni nga i cili bëhet e ditur se ka të vrarë dhe të plagosur, transmeton Anadolu.

Në një deklaratë nga ministria e Mbrojtjes e Azerbajxhanit, thuhet se ushtarët armenë të pozicionuar në njësinë e vendbanimit Dığ të qytetit Gorus, kanë shtënë në mënyrë intensive ndaj pozicioneve të Azerbajxhanit në drejtim të Lachin-it.

Po ashtu në deklaratë bëhet e ditur se në mesin e ushtarëve të Azerbajxhanit ka të vrarë dhe të plagosur si pasojë e zjarrit të ushtrisë së Armenisë.

Teksa nuk janë dhënë informacione lidhur me numrin e të vrarëve dhe të plagosurve, deklarohet se ushtria e Azerbajxhanit është kundërpërgjigjur.

Edhe në lajmet në shtypin e Armenisë thuhet se në konflikt ka humbje edhe nga ushtria e Armenisë.

Related posts

Gjermani, organizatat e të drejtave të njeriut kërkojnë rritjen e përpjekjeve kundër racizmit

admin

Akuzat për abuzim me fondet e BE-së, Le Pen dhe nacionistët e tjerë të krahut të djathtë dalin sot para gjykatës

admin

LVV sërish me video, akuzon pushtetet e kaluara

admin