RTV AHIRETI
LajmeRajon dhe Botë

Danimarkë– Frederiksen jep dorëheqjen duke i hapur rrugën aleancës së re

danimarke–-frederiksen-jep-doreheqjen-duke-i-hapur-rrugen-aleances-se-re

Kryeministrja daneze, Mette Frederiksen i paraqiti të mërkuren dorëheqjen e qeverisë së saj mbretëreshës Margrethe II, një vendim që ajo e kishte njoftuar pas zgjedhjeve parlamentare një ditë më parë.

Pas një diskutimi me liderët e tjerë të partive parlamentare, Frederiksen konfirmoi se kishte paraqitur kërkesën për dorëheqje, duke shtuar se ishte e qartë se qeveria nuk mund të vazhdonte në gjendjen e saj aktuale.

Frederiksen ka udhëhequr Danimarkën që nga viti 2019 me një qeveri të pakicës socialdemokrate, e cila është mbështetur kryesisht nga partitë e majta.

Në një numërim dramatik të votave, kampi i kuq me prirje të majtë arriti një shumicë votash në minutën e fundit, duke bërë që Frederiksen të njoftonte dorëheqjen e saj.

Pas dorëheqjes së saj, do të përcaktohet se cili lider partie duhet të ngarkohet për formimin e një qeverie të re, një rol që pritet t’i kalojë sërish Frederiksen.

Më pas, ajo mund të eksplorojë mundësitë për një qeveri të gjerë që përfshin qendrën politike, një gjë e rrallë në Danimarkë.

Opsioni i saj i dytë do të ishte të mbështetej në shumicën jashtëzakonisht të vogël të bllokut të kuq prej 90 nga 179 vende gjithsej, të arritura vetëm duke marrë parasysh tre mandate nga Grenlanda dhe Ishujt Faroe. /atsh

Related posts

Gaza, rritet në 29.195 numri i palestinezëve të vrarë nga sulmet izraelite

admin6

Gjermania e shqetësuar për tensionet Kosovë-Serbi

admin

Itali, të paktën 6 të vdekur nga shpërthimi në një hidrocentral

admin6