RTV AHIRETI
Shëndetësi

Gjumi i tepërt lidhet me sulmin në tru

gjumi-i-tepert-lidhet-me-sulmin-ne-tru

Shkencëtarët vazhdimisht paralajmërojnë se gjumi i tepërt mund të jetë i dëmshëm.

Studiuesit në Universitetin e Galway, Irlandë, analizuan të dhënat nga 5000 njerëz, gjysma e të cilëve kishin pësuar tashmë një goditje në tru.

Pjesëmarrësit që flinin më shumë se nëntë orë në natë kishin dyfish rrezik për të pësuar goditje në tru në krahasim me ata që kishin shtatë orë gjumë.

Rezultatet treguan gjithashtu se njerëzit që flinin më pak se pesë orë në natë kishin tre herë më shumë gjasa të pësonin një goditje në tru. Studimi ishte vëzhgues, që do të thotë se nuk mund të provonte nëse gjumi i tepërt ose i pakët po bënte më të mundshëm një goditje në tru.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC) thotë se të gjithë duhet të kenë një minimum prej shtatë orësh gjumë çdo natë.

Gjumi për një kohë të gjatë tashmë është lidhur me probleme të shumta shëndetësore, duke përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin dhe obezitetin.

Nuk ishte e qartë pse gjumi i tepërt rrit rrezikun e goditjes në tru, por shkencëtarët sugjeruan se mund të jetë një tregues i çështjeve të tjera shëndetësore.

Nga ana tjetër, gjumi i tepërt dihet gjithashtu se rrit rrezikun e pësimit të një goditjeje për shkak të niveleve më të larta të presionit të gjakut, inflamacionit dhe rritjes së rrezikut të obezitetit dhe diabetit të tipit 2.

Related posts

Kaosi në tregun farmaceutik/ Ndryshimet në ligjet e barnave nuk përputhen me direktivat europiane

admin

​Shenjat që tregojnë se trupi juaj po plaket më shpejt se sa duhet

admin

Ushqimi i shëndetshëm/ Vaktet, me masë dhe ushqime që treten shpejt

admin